
Sezoni i shkuar rezultoi një ndër më të dobëtit e Chelseat në vitet e fundit. ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk mundën të sigurojnë një biletë për në Europë , fakt i cili ka vënë në lëvizje drejtuesit për ta ndryshuar historinë në vijuesin. Mbrojtësi Gonçalo Inacio i cili aktivizohet në rradhët e Sporting Lisbonës është bërë pjesë e planeve të anglezëve , për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë deri në 50 milionë euro. Megjithatë, kryeqytetasit do të sfidohen nga Newcastle dhe Liverpooli pa harruar as Bayern Munchenin për 21 vjeçarin nga Almada. Pavarësisht investimit të bërë në dy merkatot e fundit prej 600 milionë eurosh nga Todd Boehly, Chelsea çuditërisht la për të dëshiruar duke regjistruar një ndër etapat më të vështira në vitet e fundit. Deri më tani lojtari nga Almada numëron 125 sfida, 11 gola dhe 8 asiste duke përfshirë të gjithë kompeticionet me gjigandët e Portugalisë, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në vijimësi.



