Manchester United zyrtarizon largimin e Ronaldos

Manchester United zyrtarizon largimin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk është më një lojtar i Manchetser United. Ka qenë vetë klubi anglez, që nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me sulmuesin portugez.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së Ronaldos, ku nuk i kurseu akuzat ndaj klubit, për të cilët tha se dëshirojnë ta largojnë.

NJOFTIMI I MANCHESTER UNITED:

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me pëlqim të ndërsjellë, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë dy periudhave në 'Old Trafford', duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje, dhe i uron atij dhe familjes së tij fat për të ardhmen. Të gjithë në Manchester United mbeten të fokusuar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojmë së bashku për të arritur suksese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy