
Ecuria tejet pozitive e Angelo Stiller në Bundesligë asnjëherë nuk e ka shmangur vëmëndjen e drejtuesve të ekipeve të elitës.
Fillimisht ishte Real Madridi dhe me kalimin e kohës listës iu shtua edhe Bayern Muncheni. Mesfushori po tregon profesionalizmin në rradhët e Stuttgartit dhe natyrisht falë paraqitjeve dinjitoze edhe vlera e kartonit ka patur rritje të konsiderueshme, momentalisht rreth 70 milionë euro.
Ekspertët e kanë krahasuar me Toni Krossin, i cili e përfundon kontratën me gjermanët në 2028-tën.
Drejtuesit e bavarezëve janë shprehur se do ta marrin në shqyrtim me kujdes këtë çështje duke qenë se 24 vjeçari është një risi jo vetëm në Bundesligë por edhe në Europë.
Megjithatë, edhe ‘’ Los Blancos ‘’ parashikohet se do të luftojnë fort për të marrë shërbimet e ishi-t të Hoffenheimit dhe krerët e Stuttgartit tashmë janë të entuziazmuar sepse janë të ndërgjegjshëm për potencialin e Florentino Perezit.
Për vetë lojtarin një transferim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të konsiderohej një privilegj sepse ‘’ Los Merengues ‘’ është vështirë ti refuzosh.
Pritet një sfidë titanësh gjatë merkatos së verës, në aspektin cilësor dhe natyrisht në atë ekonomik.
Mirëpo vendimi final do ti takojë protagonistit të historisë i cili po vijon karrierën me hapa premtues dhe në sezonin aktual ka ditur të jetë determinant në 11-shen e trainerit Sebastian Hoeneb.



