Atletico i shkel syrin Lisandro Martinezi-t

Atletico i shkel syrin Lisandro Martinezi-t

Pavarësisht se jemi vetëm në fillimin e sezonit , Atletico Madridi nuk e ka anashkaluar në asnjë moment  merkaton .

Diego Simeone është i vetëdijshëm se të tijët i presin sfida shumë të vështira dhe duke e njohur si një trainer tepër kërkues , patjetër që aksionet e argjentinasit do të jenë në të njëjtat ritme . Modeli i krijuar nga 51 vjeçari i ka klasifikuar ‘’ Los Colchoneros ‘’ si një prej skuadrave më të forta për tu mposhtur, fakt që e tregoi edhe me fitimin e La Ligas pas disa vitesh luftë me Barcelonën dhe Real Madridin .

Objektivi  për  ‘’ El Cholon ‘’ është bashkombasi Lisandro Martinez , lojtar që ka shkëlqyer me  Ajax Amsterdamin .

Duke marrë parasysh se e ardhmja e Savic dhe Felipe në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mbetet në pikpyetje , është e qartë se kryeqytetasve i duhet një lojtar cilësor në prapavijë dhe drejtori sportiv Andrea Berta ka filluar negociatat me  hollandezët për mbrojtësin e kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’.   

I vetmi problem në këtë histori  është se  kontrata lojtarit të lindur në Gualeguay  me gjigandët e Eredivise   mbetet në fuqi deri në 2024-tën .

Të jesh i pretenduar nga një ndër  trainerët më të mirë në botë patjetër që lë vend për entuziazëm pavarësisht se eksperienca me Ajax Amsterdamin ka patur një ecuri të mrekullueshme.  Ishi i Defensa  Justicia ka bërë mirë në 10 ndeshjet e para të sezonit  dhe tashmë ka mbi tavolinë një interes që është vështirë të anashkalohet .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy