
Humbja e rivalitetit me brazilianin Rodrigo ia ka ndryshuar situatën Marco Asensios tek Real Madridi dhe tanimë madrilenët po mendojnë shitjen e mesfushorit.
Konkurrenca tek kryeqytetasit vijon shumë e ashpër dhe Carlo Ancelotti nuk dëshiron të humbasë kohë por të formojë një ekip edhe më kompetitiv në vigjilje të sezonit të ri .
‘’ Galaktikët ‘’ impresionuan në të shkuarin me fitimin e Champions Leagues dhe Primera Division dhe konsiderohen kundërshtari për tu mundur në vijuesin .
Mirëpo aktualisht janë të fokusuar tek merkatoja dhe me kohë ka filluar puna në lidhje me këtë çështje.
Skenari për 26 vjeçarin konsiderohet shumë i ndërlikuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe sipas ‘ Marcas ‘ ‘’ Los Blancos ‘’ kanë përcaktuar 40 milionë euro për ishi-n e Mallorcas .
Në këtë histori s’do të mungojnë klubet me emër duke filluar nga Arsenali , Milani , Newcastle dhe Juventusi të cilat e bëjnë edhe më interesante .
Pavarësisht se pretendentët janë tejet potentë në aspektin sportiv, do ta kenë të vështirë sepse Newcastle është ekipi më i pasur i botës dhe pretendon të arrijë majat në sezonin e ardhshëm .
Nga ‘’ Las Urracas ‘’ duhet patur shumë kujdes sepse oferta në drejtim të Marco Asensios mund të rezultojë e parefuzueshme pavarësisht se s’duhet anashkaluar se prioritet për të mund të jetë transferimi tek një ekip i elitës .
Jo më kot Real Madridi e finalizoi sezonin me sukses pasi drejtuesit vepruan siç duhet në aspektin e përgjithshëm, pa harruar se drejtohen nga Carlo Ancelotti , trainer për të cilin komentet janë të tepërta .



