
Duke filluar nga ora 20:00, do të luhet sfida e kthimit mes Egnatias dhe Ararat, e vlefshme për turin e parë në Conference League. Kjo përballje do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në ekranin e MCN TV. Pas barazimit 1-1 një javë më parë në Armeni, Egnatia do të kërkojë fitoren, për tu kualifikuar në turin e dytë. Pak minuta para ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet e dy ekipeve. FORMACIONET ZYRTARE: Egnatia: Sherri, Lila, Malota, Memolla, Musta, Mellugja, Aleksi, Kasa, Medeiros, Isgandarli, Duamena.



