Tomiyasu, rinovon me Arsenalin

Tomiyasu, rinovon me Arsenalin

Në orët e fundit Arsenali ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen.

Drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘’  kanë arritur me sukses rinovimin me Takehiro Tomiyasu, i cili do të qëndrojë në ‘’ Emirates ‘’ deri në 2026-tën, me opsion zgjatjen e kontratës edhe për një tjetër sezon.

Japonezi u transferua nga Bologna tek anglezët në 2021-shin dhe me kalimin e kohës e bindur Mikel Artetan.

Pavarësisht se dëmtimet në të kaluarën kanë ndikuar në performancat e Arsenalit në fazën defensive, traineri Mikel Arteta është shprehur me superlativa për nxënësin e tij :

“ Tomi është shumë i rëndësishëm për Arsenalin. Gjithmonë jep maksimumin si në stërvitje ashtu edhe gjatë sfidave dhe ndihemi të privilegjuar që e kemi në skuadër ‘’, theksoi spanjolli.

Edhe pse në të shumtat e rasteve nuk i ka nisur sfidat si titullar, kontributi në ekipin e trainerit spanjoll është i padiskutueshëm.

25 vjeçari spikat për përshtatjen me lehtësi në disa pozicione të mbrojtjes, aspekt që i ka dhënë avantazhe Arsenalit gjatë sfidave.

Gjithsesi, duke qenë se 13 herë kampionët e Premier Leagues prej vitesh nuk kanë arritur të fitojnë tituj, qëndrimi i peshave të rënda është prioritet absolut dhe Takehiro Tomiyasu po e ripërforcon këtë ide me kalimin e kohës.

 

                   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy