
Arsenali vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në Premier League, teksa ditën e sotme mposhti minimalisht Watfordin, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat. Goli i Smith Rowe në minutën e 56, i dha fitoren skuadrës së Artetës, që tashmë e sheh veten në vendin e pestë me 20 pikë.
Antonio Conte nuk ka arritur të debutojë me fitore në kampionat me Tottenham, teksa ditën sotme nuk shkuan me shumë se barazimi pa gola ndaj Evertonit në transfertë. Në ndeshjen tjetër, Leeds dhe Leicester barazuan 1-1 mes tyre.
Ndërkohë në La Liga, Atletico Madrid i ka ikur fitorja nga duart ndaj Valencias. Teksa kryesonte 3-1 deri në minutën e 90, skuadra e Simeones pa që të ndëshkohej dy herë në shtesë në minutat 92 dhe 96 nga Hugo Duro, i cili barazoi shifrat në 3-3.



