Te Teuta vazhdon puna për përforcimin e skuadrës. Përveç afrimeve në skuadër, te bregdetarët mendojnë edhe për rinovimet.
Kështu, durrsakët kanë njoftuar rinovimin e kontratës me dy futbollistë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Blagoja Todorovski dhe mbrojtësin e majtë, Jackson Ferreira.
Të dy lojtarët treguan paraqitje të mira në sezonin e fundit dhe për këtë arsye presidenti dhe drejtuesit e klubit vendosën t’iu rinovojnë kontratën edhe për një sezon.
Tashmë trajneri Edi Martini është disi më i qetë, pasi do të ketë në skuadër për sezonin tjetër dy lojtarë që mund t’i japin një ndihmesë të madhe.



