Fitorja e tretë radhazi, Kukësi kalon edhe Bylisin

Fitorja e tretë radhazi, Kukësi kalon edhe Bylisin

Kukësi regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa mposhti Bylisin me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Abissnet Superiore.

Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, verilindorët ia dolën të shënojnë dy herë në të dytën.

Në minutën e 66-të, ishte Rashiti që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në minutën e 80-të, Gjelbrim Taipi vulosi shifrat në 2-0 për skuadrën e Hallaçit.

Fitore me shumë vlera për Kukësin që ngjitet në vendin e pestë me 34 pikë, ndërsa Bylis mban vendin e parafundit me 27 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy