
Edhe pse tek një ekip modest si Como, Nico Paz po tregon se mund të ndryshojë shumë shpejt ambjent.
Arsenali i Mikel Artetas i ka trokitur në derë, drejtuesit e të cilit do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Emirates ‘’ gjatë merkatos vijuese.
Spanjolli ia ka shpërblyer besimin e dhënë trainerit Cesc Fabregas, i cili po zhvillon eksperiencën e parë në këtë profesion.
20 vjeçari ka befasuar numrin një të stolit të ‘’ Topchinjve ‘’, i cili spikat për menaxhimin e shkëlqyer të topit dhe sidomos kapacitetin për të qenë i rrezikshëm në zonat kundërshtare.
Gjigandët e Premier Leagues njihen botërisht për zhvillimin e talentëve dhe tashmë e mirëpresn ishi-n e Real Madridit, i cili e ka gjetur komoditetin tek Como.
Nico Paz premton shumë për të ardhmen por duhet patur parasysh edhe reagimi i drejtuesve të bardhekaltërve, pavarësisht se oferta e anglezëve mund të jetë e konsiderueshme.
1 gol dhe 3 asiste në 11 sfidat e sezonit aktual janë statistikat e arritura nga ky lojtar, të shoqëruara nga performanca që meritojnë duatrokitje, edhe pse Como momentalisht noton në ujërat e mesit të tabelës në Serinë A.



