
I konsideruar një ndër blerjet më të rëndësishme të historisë së Liverpoolit , Sadio Mane vijon të mos ndalet me progresin e tij dhe sigurisht Jurgen Kloppi tashmë i ka marrë shënimet dhe do të kërkojë ta ketë në ‘’ Anfield Road ‘’ edhe për shumë vite .
Senegalezi ka formuar një ndër tridentët më të famshëm të Europës me Mohamed Salah dhe Roberto Firmino të cilët kanë arritur të gjunjëzojnë çdo rival dhe do të mbahen mend gjatë për fitimin e Champions Leagues pa harruar dhe Premier Leaguen .
Epoka e artë vijon të jetë një impuls për anglezët që synojnë të rifitojnë protagonizmin e munguar në këto vite dhe drejtuesit e Liverpoolit kanë menduar të rinovojnë kontratën e afrikanit, e parashikuar kjo deri në 30 qershorin e 2025-sës, që do të thotë 2 vite më tepër se aktualja.
Ecuria e deritanishme i jep të drejtë Sadio Manes dhe intensifikon përpjekjet e Liverpoolit për të zgjatur bashkjetesën sepse golat e ishi-t të Southampton janë shumë të rëndësishëm dhe i pozicionojnë të besuarit e Jurgen Kloppit në një tjetër stad , tek i cili nuk arrin prej kohësh.
115 gola dhe 45 asiste në 259 sfida gjatë 6 sezoneve tek kjo skuadër pak e nga pak po e shëndërrojnë në një legjendë, pa të cilin skemat e ishi-t të Borussia Dortmundit nuk do të kishin suksesin e deritanishëm dhe e lartësojnë figurën e fituesit të Kupës së Afrikës.
Një pretendent si Liverpooli ka nevojë gjithmonë për lojtarë që bëjnë diferencën dhe ky sezon e vërteton këtë fakt sepse është afër përsëritjes së suksesit në Champions League , aty ku do të përballet në dy gjysëmfinale me Villarealin dhe njëkohësisht vijon ti bëjë presion Manchester City-t për fitimin e Premier Leagues .
Më mirë se kaq s’ka ku të shkojë, sinjal që thekson se duhet të merret çdo iniciativë për të siguruar qëndrimin e peshave të rënda për arsye se mposhtin secilin rival që i del përpara dhe e afrojnë këtë skuadër me trofetë .



