
Pas shumë vitesh në Premier League, në rradhët e Liverpoolit, Manchester City-t dhe Chelseat, për Raheem Sterling mund të ndryshojë rrugëtimi.
Interesi i Juventusit ndoshta do të rezultojë fillimi i një eksperience të re për sulmuesin, lajm i raportuar nga gazetari Gianluca Di Marzio.
Thiago Motta po punon me shumë përkushtim, duke qenë se jemi afër fillimit të sezonit të ri, një trainer që do ta provojë veten tek një ekip elite, tek i cili nëse nuk fiton tituj konsiderohet një dështim.
Para dy vitesh Chelsea e bleu nga Manchester City dhe pronari Todd Boehly pretendon të arkëtojë 40 milionë euro për golashënuesin nga Kingston.
Edhe pse një shifër e konsiderueshme, drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ mund ta pranojnë sepse flitet për një lojtar shumë teknik dhe të shpejtë, i cili mund të aktivizohet në disa pozicione të ofensivës.
Me 29 vite mbi supe duhet thënë se ishi i Liverpoolit është në një moment të rëndësishëm në karrierë dhe torinezët s’duan ta humbasin këtë shans për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Të qënit i mësuar me presionin ndoshta mund ti shërbejë xhamajkanit për të bërë mirë tek bardhezinjtë, gjithmonë nëse do të arrihet marrëveshja, një ekip i cili pak e nga pak po e rikuperon terrenin e humbur por duhet parë se si do të përfaqësohet nën drejtimin e ishi-t të Bolognas.
Përpara etapës me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ britaniku dha një kontribut të çmuar tek ‘’ The Redsat ‘’ gjatë katër sezoneve, më pas tek bardhekaltërit për shtatë të tillë, pa harruar as eksperiencën në Champions League, të shoqëruar me më shumë se 80 sfida të luajtura.
Natyrisht flitet për një element cilësor, i cili pas Anglisë mund ta provojë veten në Serinë A.



