Granada u mposht ditën e djeshme në kampionat, nga Real Sociedad në transfertë me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes, për mediat foli edhe sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i cili u shpreh se skuadra luajti mirë deri të penalltia e parë, ndërsa foli se të gjithë do të luftojnë deri në fund për fanellën.
“Deri te penalltia për Real Sociedad luajtëm shumë mirë dhe kishim mundësi të shënonim gol.
Nëse do të kishim shënuar, atëherë loja do të kishte shkuar ndryshe. Gjithsesi ky është futbolli. Mentaliteti ynë është që të mos dorëzohemi kurrë dhe të luftojmë deri në fund për këtë fanellë. Ekipi nuk dorëzohet kurrë.
Ky është një klub fantastik, me një trajner të madh dhe ne gjithmonë punojmë të bashkuar. Duhet të vazhdojmë të luftojmë për të arritur qëllimet tona dhe për të fituar”, u shpreh Uzuni.



