
Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas humbjes minimale me Laçin.
Martini e tha se është një humbje që dhemb, por shtoi se tani përqendrimi duhet të jetë te sfida e radhës në Korçë, ndaj Skënderbeut.
Humbjet gjithmonë janë të vështira. Siç erdhi sot dhemb, kundër një kundërshtari direkt. Gabuam në minutat kur Laçi shënoi, kishim raste të pastra ku mund të shënonim. Futbolli i tillë është, në këto momente duhet të reflektosh. Mbas 3 ndeshjeve të mira menduam për hapin para, por harruam që kemi edhe mbrapa që duhet të shikojmë.
Kjo humbje na vuri shumë në vështirësi. Duhet të rikuperohemi, të ngremë kokat dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër që e kemi mjaft të fortë në Korçë.



