Debutimi me fitore, Shehi: Ka ende vend për përmirësim, kemi bërë detyrën e shtëpisë

Debutimi me fitore, Shehi: Ka ende vend për përmirësim, kemi bërë detyrën e shtëpisë

Trajneri Orges Shehi, debutoi me fitore në ndeshje zyrtare për Partizanin, teksa mposhti minimalisht Teutën.

Pas ndeshjes, Shehi foli për MCN TV, ku tha se skuadra ka ende vend për përmirësim, që sipas tij do të vijë në ndeshjet e ardhshme.

Në futboll rezultati është primar. Kur vjen rrjedhshëm, është më mirë. Ishte një ndeshje e vështirë. Kemi pak ditë që e përgatisim. Kishim pak merak për ndryshimin e fushës dhe klimës. Mund të bëjmë më mirë, në konfigurim dhe manovër. Tre pikët i morëm, bëmë detyrën e shtëpisë. Nuk bëmë ndonjë gjë të madhe, kemi punë përpara.

Në fillim e filluam manovrën ndryshe me 4 lojtarë, pastaj donim të nisnim me tre. Teuta në raste të caktuara do të luajë në 1 kundër 1. Në pjesën e dytë, tempi ishte i lartë. Duhet të ishim pak më të qartë në vendosje. Duhet të luanim shkurt dhe të mos nxitonim.

Ndeshjen e parë duhet ta fitosh, sepse është shumë e rëndësishme. Edhe për ecurinë është e rëndësishme. Dje humbëm Kekon, për shkak të këpucëve. Ka një dëmtim që nuk mund t’i vishte. Shpresojmë të rikthehen edhe të tjerët. E rëndësishme është që të rikthehet Skuka në formë. Duhet të përmirësohemi dhe të punojmë në vazhdimësi. Nuk e them dot me saktësi kur vijmë në formën më të mirë.

Vrullin dhe grintën duam ta mbajmë dhe ta çojmë më lart. Në këtë energji, duhet të fusim pak logjikën. Kur kemi shumë lojtarë në vende të caktuara, duhet të luajmë shpejt dhe të mos e mbajmë shumë topin, që të kemi pika pasimi. Do përmirësohemi të gjithë. Duhet të jemi pak të logjikshëm.

Tirana dhe Partizani, janë dy klube të mëdha dhe duan të jenë në majë. Të gjithë duhet të kemi mentalitetin dhe personalitetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy