
Ivan Gazidis, është larguar nga Milani, aty ku mbante rolin e drejtorit ekzekutiv.
Ka qenë vetë klubi italian, që ka bërë të ditur lajmin se nga 5 dhjetori, Gazidis do të largohet nga ky post, të cilin e mbante prej katër vitesh.
Ai mbërriti në klubin italian në vitin 2018-të duke vënë në dispozicion të Milanit gjithë përvojën në botën e futbollit, ndërsa më parë Gazidis ka qenë pjesë e Arsenali.
“Në emër të të gjithë atyre, të cilët janë të lidhur me Milanin, dua të falënderoj nga zemra Ivan për pasionin dhe përkushtimin e tij, por mbi të gjitha për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë në klubin tonë, duke përfaqësuar dhe përhapur vlerat themelore që na dallojnë”, tha presidenti Scaroni në fjalën përshëndetëse për Gazidis.



