Federata Shqiptare e Futbollit në muajin korrik pritet të zgjedh trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare
Ditëve të fundit është raportuar se Filippo Inzaghi dhe Robeto Carlos janë kandidat për ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare, pa largimit të Gianni De Biasit.
Por, mediat italiane raportojnë se ka edhe emra të tjerë, të cilët janë kandidatë potencialë për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.
Në listën e gjatë shtohen emra si Delio Rossi, Christian Panucci, Martin Schmidt dhe Sami Hyypiä etj.
Tashmë në ditët në vijim pritet që të merret dhe vendimi përfundimtar se kush do të jetë tekniku i ri i kombëtares shqipare që do të zëvëndësojë trajnerin Italian Gianni De BIASI i cili u largua pas fitores së arritur në Izrael me rezultatin 3-0.



