
Interesi i Real Madridit në lidhje me Ibrahima Konaten ka filluar ti shqetësojë drejtuesit e Liverpoolit.
Francezi vijon të jetë një referent në prapavijën e ‘’ Të Kuqve ‘’, shumë i rëndësishëm edhe tek kombëtarja e ‘’ Gjelave ‘’.
‘’ Galaktikët ‘’ sigurisht janë një ndër klubet më prestigjozë në botë dhe interesi i tyre analizohet me detaje nga çdo lojtar.
Problemet në fazën defensive në sezonin e shkuar lanë për të kuptuar se drejtuesit e madrilenëve duhet të japin maksimumin gjatë merkatos së verës për ti evituar prapakohët në vijimësi.
Kontrata me fituesit në fuqi të Premier Leagues merr fund në 2026-tën dhe kjo periudhë është shumë e rëndësishme për të marrë një vendim për të ardhmen.
Tek ishi i Leipzigut vihet re aspekti fizik, vendosja shumë e mirë gjatë ndeshjeve dhe fitimi i dyluftimeve me rivalët, komponentë që e shëndërrojnë në një element të denjë për Real Madridin.
Gjatë katër sezoneve në Premier League 26 vjeçari ka arritur ta konsolidojë vendin e një titullari tek Liverpooli por sigurisht duke iu referuar ecurisë shumë të mirë interesi i klubeve më të mirë të Europës bëhet i paevitueshëm.



