Juventus deklaron prioritetet për ofensivën

Juventus deklaron prioritetet për ofensivën

 Dy sezonet e fundit kanë prodhuar shumë pakënaqësi për Juventusin sidomos në Itali , fakt që është konfirmuar me humbjen e titullit duke ja lënë stafetën Interit .

Edhe në aktualin duket sikur asgjë s’ka ndryshuar për të besuarit e Massimiliano Allegrit të cilët janë shumë larg objektivave , me Serinë A praktikisht të humbur përsëri por i mbetet një fije shprese në Champions League ku do të ketë përballë në 1/8- tat Villarealin .  

Humbja e terrenit është  një fakt shqetësues për trainerin italian sepse ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk ka të garantuar asgjë për të ardhmen dhe e vetmja armë që i mbetet është përqëndrimi i forcave në merkato. 

Ofensiva ka çaluar shumë së fundmi  dhe Massimiliano Allegri po tenton me çdo mënyrë ti vërë kapakun vuajtjes së torinezëve dhe po analizon me detaje dy opsione  .

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ Denis Zakaria dhe  Anthony Martial  vlerësohen shumë me objektivin e avancimin të ish rekordmenëve të Scudettos sidomos tani që kanë humbur edhe Federico Chiesan për shkak dëmtimi.

Francezi nuk bën më pjesë në planet e Ralf Rangnick  dhe faktikisht Barcelona me Sevillan duan  ta largojnë nga ‘’ Old Trafford ‘’ , ndërsa zviceriani e përfundon kontratën me Borussia Monchengladbahun në 30 qershorin e ardhshëm dhe interesi i bardhezinjve sigurisht ia rrit vlerat  25 vjeçarit .

Juventinët do të kërkojnë evitimin e mbetjes në vendnumëro  dhe Denis Zakaria me Anthony Martial mund ta ndihmojnë drejt rikuperimit të identitetit fitues .

Objektivi i Juventusit në lidhje me këtë sezon është avancimi në Champions League dhe sigurisht përfaqësimi  përsëri në sezonin vijues. Asi nën mëngë i italianëve është se traineri  54 vjeçar i ka dhënë provat në të shkuarën dhe ky fakt e mban në  lojë për rikthimin tek suksesi dhe pse jo mos ta zgjerojnë atë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy