Atletico Madridi, interes për Dusan Vlahovic

Atletico Madridi, interes për Dusan Vlahovic

 Gjatë viteve të fundit Dusan Vlahovic ka arritur të konsolidohet si një ndër më të spikaturit në kontinentin e vjetër.

 Serbi ka avancuar me sukses në rradhët e Juventusit, ekip tek i cili presioni është shumë i madh sepse kërkohet përmirësimi në çdo seancë stërvitore ashtu edhe ndeshje. 

Falë kontributit të dhënë tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ në merkaton aktuale verore emri i ishi-t të Fiorentinës është ndër më të lakuarit. 

Konkretisht drejtuesit e Atletico Madridit kanë nisur tratativat për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ golashënuesin duke qenë se Alexander Sorloth së shpejti do të largohet. 

25 vjeçari e ka kapacitetin për tu adaptuar me shpejtësi në çdo skuadër, i aftë për të zgjidhur situatat në metrat e fundit, tejet i frikshëm për rivalët. 

Dusan Vlahovic është i duhuri për mënyrën se si Diego Simeone i vendos ‘’ Los Colchoneros ‘’ në fushë, i cili është mjaft kompetitiv dhe kërkon të jetë protagonist në çdo kompeticion pjesëmarrës. 

Spanjollët mbeten natyrisht një ndër ekipet më të sikletshëm, si në La Liga ashtu edhe më tej dhe ndoshta për asin nga Beogradi mund të jetë nisja e një tjetër eksperience në karrierë. 

Të vihesh nën urdhërat e ‘’ El Cholos ‘’ është një privilegj dhe ndërkohë një detyrë shumë e vështirë sepse njihet si një ndër më kërkuesit në këtë profesion, njëkohësisht ndër më të paguarit. 

Pas katër vitesh në ‘’ Allianz Stadium ‘’ tashmë kryeqytetasit ja kanë hapur dyert për të provuar veten tek një ndër pesë kampionatet më prestigjozë siç është Primera Division.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy