
Huazimi i Xavi Simons tek Leipzigu po evidenton cilësitë e padiskutueshme të këtij lojtari.
Mesfushori e ka rikuperuar terrenin e humbur në të kaluarën tek Paris St Germain dhe drejtuesit e francezëve po mendojnë ta kenë në dispozicion duke filluar nga sezoni vijues.
Në të kaluarën kur 20 vjeçari ishte pjesë e Psv Eindhovenit, ‘’ Les Pariziens ‘’ aplikuan klauzolën e riblerjes së kartonit të tij, të cilët ia kanë mbyllur përfundimisht derën Leipzigut pasi Luis Enrique e konsideron një vlerë të shtuar për skuadrën e tij.
Pavarësisht tentativave të pandalura të gjermanëve, fituesit në fuqi të Ligue 1 janë bindur tashmë se Xavi Simons duhet ti ribashkohet ekipit, sidomos pas largimit të Kylian Mbappes, i cili besohet se do të lërë ‘’ Parque de Princes ‘’ gjatë merkatos së verës.
8 gola dhe 9 asiste në 31 sfida numëron gjatë sezonit aktual talenti nga Amstedami, i marrë në konsideratë edhe nga traineri Ronald Koeman tek Hollanda.



