Andriy Shevchenko është shkarkuar nga drejtimi i Genoas në Serie A. I emëruar vetëm pak kohë më parë, tekniku ukrainas nuk ka arritur të rikthejë dot rezultatet pozitive te skuadra xhenoveze dhe kjo ka detyruar drejtuesit të mbyllin bashkëpunimin.
Humbja e fundit me Milani rezultoi fatale, për ish-sulmuesin, që tashmë është larguar nga drejtimi i ekipit, ku në 11 ndeshje, ka regjistruar vetëm 1 fitore, 3 barazime dhe 7 humbje në 11 ndeshje.
Tashmë drejtuesit e Genoa kanë nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri, i cili do të ishte i katërti këtë sezon, pas Shevchenko, Ballardini dhe Maran.
Ndërkohë Shevchenko mund të vazhdojë karrierën në stolin e një kombëtare, pasi kohët e fundit është përfolur se mund të marrë drejtimin e Polonisë, pasi nga këta të fundit është larguar Paulo Sousa.



