Dumfries në radarët e Tottenhamit

Dumfries në radarët e Tottenhamit

   E kaluara e Antonio Contes tek Interi  gjithmonë i kalon para syve italianit dhe kësaj here  ka zgjedhur Denzel Dumfries për prapavijën . 

Hollandezi vijon të jetë shumë i rëndësishëm në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’  dhe sipas Ekrem Onur , ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë ofruar 20 milionë stërlina  për transferimin e ishi-t të Sparta Roterdamit në ‘’ White Hart Lane ‘’ por kampionët në fuqi të Scudettos pretendojnë 40 milionë euro .

 Europiani i kaluar ia rriti dukshëm vlerat dhe e bëri Denzel Dumfries pjesë të planeve të  Bayern Munchen ,  Real Madridit dhe Manchester United dhe valles i janë bashkuar kryeqytetasit të cilët synojnë të performojnë në Champions League në sezonin vijues .

Shpërthimi në skemat e Simone Inzaghit e ka bërë një lojtar të domosdoshëm në 11-she dhe shumë të preferuar në arenën europiane.

Aktualiteti tek italianët nuk po e favorizon të ardhmen sepse mungesa e minutave konsiderohet një problem duke qenë se  është aktivizuar në vetëm 58 % e tyre  pavarësisht se ka asistuar në 7 raste dhe finalizuar me katër gola.

Antonio Conte e njeh shumë mirë Denzel Dumfries dhe nevoja  e Tottenhamit për të ngjitur shkallët sidomos duke patur parasysh se 26 vjeçari është një lojtar që mund të përshtatet në disa pozicione e shëndërron në një domosdoshmëri për ‘’ Spursat ‘’ të cilët duan të ndryshojnë historinë në Premier League dhe njëkohësisht ta shtrijnë protagonizmin edhe në Uefa Champions League , gjithmonë nëse do të kenë fatin të performojnë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Mbetja në garë është një indikator se gjërat mund të rezultojnë ndryshe deri në fundin e sezonit por s’mund të anashkalohet kurrsesi vëmëndja nga merkatoja sepse siç njihet botërisht Antonio Conte është një trainer me shumë karakter dhe insistues dhe jo më kot mposhti dominimin 9 vjeçar të Juventusit në Serinë A me zikaltërit e Milanos. 

Denzel Dumfries shquhet si një lojtar shumë pozicional i cili merr gjithmonë iniciativën për ti shërbyer sulmit , fakt që e shëndërron në një opsion interesant për këtë Tottenham që prej vitesh lufton për fitimin e trofeve .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy