
Juventusi po i mëshon fort pistës Paul Pogba duke qenë se francezi nuk ka arritur ende akordin e rinovimit të kontratës me Manchester United . Ylli i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ nuk është përfshirë në 11- shen e Ole Gunnar Solskjaer gjatë ndeshjeve të fundit dhe po e largon çdo ditë e më shumë nga ‘’ Old Trafford ‘’.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po mendon strategjinë e duhur për ta rikthyer në ‘’ Allianz Stadium ‘’ sepse me Massimiliano Allegrin në stol fytyra e kësaj skuadre ka ndryshuar dhe shpresat për sukses janë të mëdha .
Por në këtë histori torinezët do të masin forcat me Real Madridin dhe Paris St Germain , skuadra që janë drejt rindërtimit dhe po spikasin lojtarët që janë drejt fundit të kontratës për të mos hasur shumë probleme gjatë merkatos .
Ajo e Paul Pogbas në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ përfundon në qershorin e 2022- shit dhe 28 vjeçari do të jetë i lirë për të vijuar rrugën në një tjetër ekip .
Pavarësisht interesit të Juventusit , ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Galaktikët “ do të këmbngulin deri në fund dhe sigurisht skuadra që do të jetë më efikase gjatë negociatave mund të dalë e fituar për kampionin e botës në fuqi .



