
E ardhmja e Robert Lewandowskit sa vjen edhe bëhet më e qartë . Sipas Fabrizio Romanos polaku e ka bërë zgjedhjen .
Golashënuesi mendon vetëm kalimin në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe sipas lajmeve të fundit akordi ndërmjet Bayern Munchenit dhe Barcelonës do të mbyllet për 40 milionë euro.
Situata e ishi-t të Borussia Dortmundit konsiderohet paksa e ndërlikuar sepse e përfundon kontratën në ‘’ Allianz Arena ‘’ në verën e 2023- shit dhe gjermanët pretendojnë të fuqizojnë arkat me largimin e Robert Lewandowskit.
Pavarësisht se Real Madridi , Chelsea , Atletico Madridi dhe Manchester United mbeten në garë , vendimi i sulmuesit nga Varshava është veshja e bluzës kuq e blu por spanjollëve i duhet me patjetër të shesin lojtarë për të përballuar këtë operacion të bujshëm .
Frenkie de Jong dhe Sergino Dest janë dy opsionet me më shumë mundësi për ti dhënë lamtumirë katalanasve, për të cilët luftojnë fuqishëm ekipe të elitës, ndër të cilat përfshihen Manchester United dhe Manchester City-n që mund të përballojnë kërkesat e Barcelonës.
Eksperienca në Mynih konsiderohet më e suksesshmja për 33 vjeçarin i cili klasifikohet ndër më produktivët e Europës dhe në këtë histori me siguri në fund do ti takojë të buzëqeshë ‘’ Los Cules ‘’ pasi me prezencën e Robert Lewandowskit , Barcelona do të ishte rivali kryesor për të fituar çdo trofe duke filluar nga sezoni vijues.
Koha e ka treguar se pa lojtarë cilësorë në çdo pozicion është veëhtirë të avancohet dhe pak e nga pak ka arritur të rikuperojë vlerat e humbura pavarësisht se në të ardhmen sfidat do të jenë shumë të vështira për të besuarit e Xavi Hernandezit .



