Kalvin Phillips kërkon largimin nga Manchester City

Kalvin Phillips kërkon largimin nga Manchester City

Mbetja në prapavijë tek Manchester City, e ka detyruar mesfushorin Kalvin Phillips ta mendojë të ardhmen larg ‘ Etihad Stadium ‘. Rivaliteti i ashpër tek bardhekaltërit besohet se i ka vënë pikën eksperiencës së anglezit, i cili pretendon të jetë pjesë e një tjetër ekipi cilësor për ta rikuperuar sa më shpejt terrenin e humbur dhe të grumbullohet nga Gareth Southgate për Europianin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Lajmi është bërë me dije nga e famshmja britanike ‘’ The Mirror ‘’ dhe parashikohet se në vijimësi ti trokasin në derë pretendentë cilësorë. Me kalimin tek fituesit në fuqi të Champions Leagues, karriera e ishi-t të Leeds United ka marrë një tjetër përmbajtje dhe merkatoja e janarit konsiderohet determinante për të zgjedhur një tjetër destinacion e më pas të përzgjidhet nga traineri Gareth Southgate për këtë kompeticion, kombëtarja e të cilit, e ashtuquajtur ‘’ Tre Luanët ‘’ do të jetë një ndër pretentendet kryesore për ta fituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy