Newcastle , gati oferta për Chiesan

Newcastle , gati oferta për Chiesan

Me shumë gjasa e ardhmja e Federico Chiesas do të jetë larg ‘’ Allianz Stadium ‘’ për të cilin po insiston Newcastle, ekipi më i pasur i botës. ‘’ Las Urracas ‘’ zhvilluan një sezon shumë të mirë dhe do të jenë pjesëmarrës në Champions League në vijuesin. Sheiku Yasir Al- Rumayyan po jep maksimumin për ta shëndërruar këtë ekip në tejet kompetitiv, me objektivin e fitimit të trofeve. Ndërkohë mbetja e Juventusit jashtë Europës e ka ndryshuar historinë tek torinezët dhe numri një i Newcastle ka përgatitur 60 milionë euro për sulmuesin italian. Gjatë tre sezoneve tek rekordmenët e Scudettos , ishi i Fiorentinës ka lënë për të dëshiruar pasi ka arritur statistika të vakëta , konkretisht 22 gola dhe 17 asiste në 94 sfida. Megjithatë, në Premier League do të zhvillohet një tjetër derbi londinez midis Arsenalit dhe Chelseat, rivalë të cilët mund t’ia vështirësojnë akordin rivalëve për 25 vjeçarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy