
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka folur para mediave, në prag të sfidës me Partizanit. Tekniku i shkodranëve, ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, por tha se ekipi i tij do të kërkojë fitoren.
Më tej ai shtoi se dëshiron të marrë fitoren, që më pas ta festojë me tifozët.
“Kemi shumë dëshirë për t’u përballur në këtë ndeshje të fortë me Partizanin. Kemi dëshirë dhe uri për të shkaktuar humbjen e tyre.
Është diçka e mirë, kemi lojtarë të aftë për të luajtur. Rëndësi ka që veç anës fizike, të jenë mirë edhe nga ana mentale.
Nesër ndeshja është interesante, jemi të aftë për të shënuar gola. Duhet të gjejmë balancë të mirë mes sulmit dhe mbrojtjes. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme për ne.
Varet çdo gjë nga ne. Të dyja ndeshjet e shkuara kanë qenë të ngushta. Nesër diferencën e bëjnë detajet. Të mësohemi me gjërat thelbësore. Kanë marrë sulmuesin e ri Skuka, që ndeshjet e fundit ka shënuar gola. Të jemi të përqendruar. Do bëjmë më të mirën për të dalë me pikë të plota nesër.
Tifozët tanë janë një ndihmë e madhe për lojtarët dhe ne, i falënderoj për mbështetjen dhe dua që nesër ta festoj me ta fitoren pas ndeshjes”, u shpreh Brdaric.



