
Pas shumë tratativave për të gjetur një destinacion të përshtatshëm , fati i ka buzëqeshur Alessandro Florenzit . Italiani është transferuar tek Milani, atje ku do të ketë shansin për të rikuperuar vlerat nga të cilat karakterizohet . Për mesfushorin e mirënjohur luftoi fort edhe Sevilla por kuqezinjtë janë treguar më të shkathët gjatë negociatave duke vulosur transferimin e 30 vjeçarit në ‘’ San Siro ‘’.
Alessandro Florenzi nuk e gjeti veten tek Paris St Germain , klub në të cilin ishte i huazuar dhe vendosi ta kthejë kokën pas duke u rikthyer në fillimet e veta në një kampionat ku ka shkëlqyer me Romën .
Tek kuqezinjtë do të fillojë një tjetër etapë e cila do ta ketë fundin në qershorin e 2022- shit , atëherë kur do të ketë përfunduar sezoni në Itali. Karriera e Alessandro Florenzit është mjaft e pasur sepse në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Valencias dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ por ky vendim tregon se zemra i ka rrahur gjithmonë për Scudetton , kampionat që i dha shansin për të spikatur .
Koha e ka treguar se Alessandro Florenzi mbetet një lojtar me shumë influencë në Serinë A dhe tashmë do të provojë veten tek një ekip i cili rikthehet pas shumë kohësh në Uefa Champions League , kompeticion në të cilin numëron 7 trofe. Pa dyshim që kryeqytetasi do të jetë një vlerë e shtuar për skemat e Stefano Piolit që do të ketë shumë punë për të bërë sidomos në turneun më prestigjoz të kontinentit të vjetër .
Sezoni i kaluar me ‘’ Les Pariziens ‘’ reflektoi se largimi nga ‘’ Parque De Prince ‘’ do të ishte zgjidhja e duhur pasi 35 ndeshje dhe 2 gola nuk kanë mjaftuar për të vijuar në kryeqytetin francez.



