Joaquin Panichelli, objektiv i Atletico Madridit

Joaquin Panichelli, objektiv i Atletico Madridit

  Në sezonin e parë tek Strasbourgu Joaquin Panichelli po evidenton se mbetet një element për tu marrë në konsideratë.

 Referuar ecurisë premtuese drejtuesit e Atletico Madridit kanë nisur ofensivën për ta transferuar argjentinasin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. 

Golashënuesi nisi të shkëlqejë në Segunda Division, kampionat me një koefiçent të lartë vështirësie, fillimisht në rradhët e Deportivo Alaves dhe më pas tek Mirandes. 

14 gola dhe 4 asiste në 31 sfida numëron 23 vjeçari në sezonin e parë në Ligue 1, për të cilin e ardhmja mund të ndryshojë gjatë merkatos së verës. 

Në të shkuarën presidenca e Strasbourgut shpenzoi 17 milionë euro për 23 vjeçarin, investim i qëlluar në shenjë.

 Dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ tashmë janë hapur për shtatlartin e lindur në Kordoba i cili mund të vihet nën urdhërat e Diego Simeones, një ndër trainerët më cilësorë në qarkullim. 

Të qënit kompetitiv, shumë i saktë përpara portës dhe gjithashtu një nuhatës i mirë i golit sigurisht ia rrit vlerat dhe e bën edhe më të pretenduar nga ‘’ Los Rojiblancos ‘’. 

Do të jetë një merkato verore shumë emocionuese dhe me të papritura për një ndër më cilësorët në kampionatin francez.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy