
Interesi i Manchester United për Marcos Llorenten duke ditur që ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë një ndër klubet më të fuqishëm në botë e ka vënë në dyshim qëndrimin tek Atletico Madridi.
Në sajë të këtij interesi , spanjollët e kanë rritur kërkesën deri në 120 milionë euro për mesfushorin i cili nuk ka gjetur shumë hapësira në ndeshjet e fundit.
Prezenca e Matheus Cunhas , Griezmann , Moratas apo Joao Felix e kanë detyruar 27 vjeçarin të aktiviziohet në një pozicion jo shumë komod duke e vënë në vështirësi gjatë ndeshjeve .
Pavarësisht rinovimit të kontratës deri në 30 qershorin e 2026-tës , anglezët besohet se nuk do të dorëzohen lehtë për Marcos Llorenten pavarësisht klauzolës për prishjen e kontratës me ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Vendimarrja i takon drejtuesve të Manchester United për transferimin e këtij lojtari në ‘’ Old Trafford ‘’, për të cilin parashikohej një peticion i tillë nga ana e drejtuesve të Atletico Madridit.



