Kërkesa e Napolit për Osmihen

Kërkesa e Napolit për Osmihen

Sezoni aktual është i treti për sulmuesin Victor Osmihen tek Napoli .

Nigeriani është adaptuar shumë shpejt tek ‘’ Azurrët ‘’ madje duke i kaluar pritshmëritë dhe tanimë italianët janë dukshëm të avantazhuar me lojtarin nga Lagosi në ofensivë.

30 gola dhe 11 asiste në 60 sfida është një statistikë që ka marrë vëmëndjen e disa klubeve europiane dhe bardhekaltërit janë përgjigur menjëherë duke qenë se interesi i tyre konceptohet një mbushje arkash për Napolin .

70 milionë euro është vlera aktuale e 23 vjeçarit në merkato por potenciali i ishi-t të Lilles i lejon ta ngrejnë stekën dhe konkretisht manjati Aurelio Di Laurentis pretendon 100 milionë euro për bomberin afrikan.

Kreu i presidencës shquhet si një njeri shumë ambicioz dhe kokëfortë nëse i referohemi  negociatave dhe s’para bën lëshime kur flitet për lojtarë të këtij niveli .

 Vetëm një sezon i është dashur Victor Osmihenit për të shkëlqyer tek Lilla dhe më pas u transferua në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ dhe aktualisht është një ndër nxënësit më të mirë të Luciano Spalettit.

Edhe pse përkufizohet një shifër e kripur, ‘’ Il Partenopei “ shquhen si një ekip fanatik ndaj yjeve në përbërje dhe duhet pritur se ç’do të ndodhë në merkaton e janarit pasi Victor Osmihen është një ndër sulmuesit më të spikatur në Serinë A dhe më gjerë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy