Richarlison, refuzon kalimin në Arabinë Saudite

Richarlison, refuzon kalimin në Arabinë Saudite

Në orët e fundit një tjetër lojtar shumë cilësor i cili aktivizohet në kontinentin e vjetër ka refuzuar Arabinë Saudite.

Bëhet fjalë për Richarlison, pjesë e Tottenham Hotspurit. Interesi i Al-Ahli e ka marrë shumë shpejt përgjigjen nga golashënuesi, i cili sipas ‘ ESPN ‘ e ka refuzuar atë duke u shprehur:

“ Synoj të vijoj në Europë sepse gjithmonë e kam ëndërruar të jem pjesë e një prej kampionateve më të bukur siç është Premier League “.

Duhet kujtuar se qëndrimi tek ‘’ Spursat ‘’ lidhet edhe me faktin e të luajturit në një ligë shumë kompetitive, me qëllimin që në të ardhmen e afërt ta përfaqësojë Brazilin në kompeticionet pjesëmarrëse.

27 vjeçari e përfundon kontratën me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ në qershorin e 2027-tës, i cili shënoi 12 gola dhe kontriboi me 4 asiste në 31 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy