Ibrahimoviç në krizë, 6 ndeshje, asnjë gol

Ibrahimoviç në krizë, 6 ndeshje, asnjë gol

Zlatan Ibrahimovic ka humbur nuhatjen e golit, teksa të fundit e ka shënuar në 10 shtator, në humbjen 2-1 në derbi. Që nga ai moment, gjithçka ka qenë errësirë, për një total prej 540 minutash pa gol dhe pa një asist. Për herë të fundit, një situatë e tillë kish ndodhur në vitin 2007, me fanelën e Interit. 

Për një si Ibra, i cili sezonin e shkuar shënoi 50 gola në 51 ndeshje dhe që shënon rregullisht jo më pak se 20 gola në sezon që nga viti 2007, përbën lajm kur nuk shënon një fundjavë, imagjinoni 6 radhazi në Premier League, atje ku ai është thirrur për të bërë magjistarin, në shtëpinë e rrënuar të “Djajve të Kuq”. 

Shumë raste të pashfrytëzuara (35) dhe Manchester United shënon një krizë të sigurt me vetëm 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit. Gjendja e Ibrës ka bërë qe të reagojë dhe Lineker, që në një postim në Tëitter shkruan: Ibra ka humbur 347 raste në këtë ndeshje! Por ka një shpresë për tifozët e Manchester United, nëse bëjnë paralelizmin me të shkuarën. Në sezonin e vështirë 2007-2008 me Interin, Ibra në fund kishte 17 gola të realizuar, mes të cilëve dhe 2 kundër Parmës në ndeshjen e fundit, që i dhanë skuadrës së Mançinit titullin e dytë radhazi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy