
Ish-trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, në një prononcim të dhënë për “Radio Marca”, u shpreh se Leo Messi është futbollisti më i mirë që ka.
I pyetur se cilin do të zgjidhte mes Ronaldos dhe argjentinasit, Del Bosque zgjodhi këtë të fundit.
Futbollisti më i mirë që kam parë është Messi. Mes Messit dhe Ronaldos, unë zgjedh Messin. Nga të gjithë lojtarët që kam parë për kaq shumë vite në futboll, qëndrueshmëria dhe cilësia e tij kanë qenë mbresëlënëse. Ai kishte disa sezone fantastike dhe gjithmonë drejtoi ekipin e tij.



