
Paulo Dybala, u dëmtua në sfidën e fundit të kampionat, ku Roma fitoi ndaj Lecce.
Fantazisti argjentinas, pësoi një dhimbje gjatë gjuajtjes së penalltisë dhe u largua nga fusha e lojës.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dëmtimi muskulor, pritet ta mbajë lojtarin jashtë fushave të blerta për të paktën 4 javë.
Javën e ardhshme, Dybala do i nënshtrohet vizitave të tjera mjekësore, për të parë si ka shkuar rikuperimi dhe nëse ka mundësi të jetë gati për Argjentinën në Botëror.
Argjentina nis rrugëtimin në Botëror më 22 nëntor dhe prezenca e Dybala nuk është e sigurt.



