Juventus mendon për Conten

Juventus mendon për Conten

  Fillimi jo i mirë i sezonit ka shkaktuar pikpyetjet e para tek Juventusi .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk po mund të bëjë përpara, sidomos në Champions League dhe zërat për një largim të Massimilliano Allegrit sa vinë edhe shtohen .

Italiani e ka të garantuar postin deri në fundin e sezonit por për më tej nuk është i sigurtë qëndrimi në Torino. 

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , bardhezinjtë kanë filluar të mendojnë seriozisht për të ardhmen dhe traineri që preferohet më shumë është Antonio Conte.

Për fatin e italianëve , 53 vjeçari e përfundon kontratën në fundin e sezonit me Tottenham Hostspurin dhe pse jo mund të rikthehet tek Juventusi me parametër zero .

Antonio Conte e kaloi pjesën më të madhe të karrerës si lojtar në Torino tek rekordmenët e Scudettos dhe më pasi i drejtoi me shumë profesionalizëm duke fituar tre Kampionate dhe dy Kupa , fakte që të bëjnë të mendosh se nuk do ta refuzojë ofertën e ish skuadrës.

Eksperienca e fituar në gjithë këto vite , gjithmonë e ka vënë në fokusin e ekipeve të elitës Antonio Conten i cili është përpara një mundësie ideale që do të analizohet  nga një ndër teknikët më të mirë në këtë sport.

Kalimi në ‘’ White Hart Lane ‘’ rezultoi një bekim për Tottenham Hotspurin sepse arriti të kualifikohej për në grupet e Champions Leagues duke siguruar për më gjatë qëndrimin e golashënuesit Harry Kane .

Juventusi prej dy sezonesh është distancuar nga trofetë dhe Antonio Conte mund ta kthejë situatën në favorin e italianëve , gjithmonë nëse do të kenë sukses  gjatë negociatave .   

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy