Behari: Egnatia kontrolloi ndeshjen, lojtarët japin garanci. Nuk u kuptua mungesa e Spahiut

Behari: Egnatia kontrolloi ndeshjen, lojtarët japin garanci. Nuk u kuptua mungesa e Spahiut

Trajneri Ardi Behari, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, fitoren e Egnatias ndaj Kukësit.

Sipas tij, rrogozhinasit e zgjidhën ndeshjen shumë shpejt dhe e kontrolluan shumë mirë.

Behari deklaroi se lojtarët që janë tani japin garanci, ndërsa shtoi se nuk u vu re mungesa e një lojtari të rëndësishëm si Spahiu.

Vështirësia ishte sepse ishte një ndeshje jashtë, ndaj një ekipi që i duhen pikët. Egnatia e zgjidhi ndeshjen shpejt, e kontrolluan sfidën, pavarësisht se ra pak vigjilenca në minutat e fundit. Tregon se Egnatia po ecën në rrugën e drejtë.

Lojtarët që kanë qenë dhe ata që kanë ardhur, japin garanci për ata që u larguan. Nuk u vu re se mungonte Spahiu. Kjo ndeshje kishte rëndësi, edhe për shënimin e golave, nga dy sulmuesit, nga Gjata dhe Montenegro. Përveç fitores jashtë, shënimi i golave nga sulmuesit, janë lajme të mira.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy