Benfica është skuadra e parë që kualifikohet në finalen e kompeticionin më të rëndësishëm për të rinj, UEFA Youth League.
Skuadra portugeze eliminoi në gjysmëfinale Juventusin, pas penalltive. Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të Benficës, ndërsa në të dytën bardhezinjtë ia dolën të barazojnë.
Te penalltitë, lojtarët e Benfica ishin më të saktë, duke shënuar 4, ndërsa italianët shënuan 3, me portierin e portugezëve, që ia doli të ndalë dy gjuajtje.
Në finale, Benfica do të përballet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Salzburg.



