
Juventuesi regjistroi një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, teksa mposhti Atalantën me rezultatin 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t në Serie A.
Golat e Iling Junior në minutën e 56-të dhe Vlahovic në minutën e 98-të, i dhanë 3 pikët skuadrës së drejtuar nga Allegri.
Një fitore e vuajtur për bardhezinjtë, pasi Atalanta provoi deri në fund për të barazuar shifrat, me rastet për shënim që nuk munguan.
Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e dytë me 66 pikë dhe vazhdon garën për tu kualifikuar në Champions League, ndërsa Atalanta është me një këmbë jashtë, pasi mban vendin e 6-të me 58 pikë.



