Vllaznia ka prezantuar afrimin e një sulmuesi. Nunes Da Silva Amarante Kaina është futbollisti më i ri i shkodranëve.
Klubi kuqeblu nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur transferimin e sulmuesit 24-vjeçarit. Braziliani vjen nga Kategoria e Parë, aty ku në sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës së Kavajës dhe bëri paraqitje shumë të mira.
Kaina ka firmosur me Vllazninë një kontratë 2-vjeçare dhe drejtuesit besojnë se me afrimin e tij, do zgjidhin problemet në repartin e avancuar.
Gjatë karrierës së tij, sulmuesi përveç Besës ka luajtur edhe në Portugali, aty ku ka qenë pjesë e skuadrave të Marco, Moura, Olhanense dhe Felgueiras.



