Trajneri Orges Shehi do të jetë në drejtimin e Tiranës edhe për sezonin e ardhshëm.
Vetë klubi bardheblu, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin, që i shpalli kampion këtë sezon.
Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit. Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm.
Puna e mirë e bërë nga tekniku durrsak, ka bindur drejtuesit, të cilët i kanë rinovuar kontratën.
Në fakt vetë trajneri apo edhe presidenti Halili e kishin njoftuar prej ditësh rinovimin, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi.



