Joao Felix drejt largimit nga Barcelona

Joao Felix drejt largimit nga Barcelona

Luhatjet në ndeshjet e fundit e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Joao Felixit tek Barcelona.

Portugezi nuk po mundet të përshtatet në skemat e Xavi Hernandezit, trainer i cili nuk e toleron këtë situatë , pavarësisht se cilësitë e ishi-t të Benfikës janë të padiskutueshme.

Me marrjen e drejtimit të klubit të zemrës, ish mesfushori e ka bërë të qartë se duhet të jepet maksimumi në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje, për ta rikthyer në vendin që meriton.

Megjthatë, duket se për sulmuesin problemet sapo kanë filluar sepse edhe Diego Simeone nuk e konsideron pjesë të Atletico Madridit në një të ardhme të afërt, ekip i cili e ka huazuar tek rivalët direktë në La Liga.

Këto fakte japin për të kuptuar se vijimësia për 24 vjeçarin do të jetë e vështirë dhe nëse historia do të përsëritet në fazën e dytë të sezonit, rikthimi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do jetë pothuajse i pamundur.

Me katalanasit deri më tani lojtari nga Viseu numëron 20 sfida, 6 gola dhe 3 asiste, statistika të pamjaftueshme për të qëndruar në ‘’ Camp Nou ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy