
Marash Kumbulla bëri një hap të rëndësishëm një vit më parë, teksa pas një sezoni shumë të mirë me Hellas Verona, kaloi te Roma.
Megjithatë te verdhekuqtë nuk shkoi gjithçka shumë mirë, kjo për shkak të dëmtimeve dhe infektimit me Covid-19, që shoqëruan lojtarit në sezonin e fundit.
Me ardhjen e Mourinho te Roma, Kumbulla nuk e ka të sigurt vendin në skuadër, për shkak se mbrojtja tani do të jetë me 4 dhe për dy vendet e qendrës luftojnë 4 lojtarë.
Nga kjo kërkon të përfitojë Atalanta, që ka piketuar shqiptarin si një zëvendësues të Cristian Romero. Ky i fundit është shumë afër kalimit te Tottenham dhe trajneri Gasperini, i ka sugjeruar drejtuesve mbrojtësin shqiptar, i cili shihet si një investim për të tashmen dhe për të ardhmen.
Kundrejt një oferte të kënaqshme, Roma mund të lëkundej dhe mund t’i hapte rrugën një largimi të Kumbullës, i cili te Atalanta do gjente një tjetër mbrojtës të Kombëtares, Berat Gjimshitin.



