
Jude Bellingham është lojtari më i ri i Real Madrid. Klubi spanjoll ka paguar 103 milionë euro në arkat e Borussia Dortmund, për të siguruar firmën me mesfushorin anglez.
Talenti 19-vjeçar, shihet si një investim i rëndësishëm për të tashmen dhe për të ardhmen.
Real Madrid ka përgatitur një kontratë 6-vjeçare për Bellingham, e cila do të firmoset në orët e ardhshme dhe më pas do të vijë zyrtarizimi.
Pasi dështuan të fitojnë kampionatin apo Champions League në sezonin e fundit, te madrilenët pritet të ketë ndryshime të shumta në merkaton e verës.



