
Mesfushori shqiptar, Eduart Rroca ka qenë protagonist absolut në Turqi, aty ku aktivizohet me skuadrën e Istanbulspor.
Ish-lojtari i Kukësit, ishte autor i 3 golave të skuadrës së tij, në humbjen që Istanbulspor pësoi nga Denizlispor me shifrat 4-3.
Një ndeshje me të vërtetë e çmendur, ku pjesa e parë u mbyll 2-3 në favor të Istanbulspor falë golave të Rrocës, ndërsa në të dytën Denizlispor përmbysi rezultatin në 4-3.
Vlen të përmendet se 28-vjeçari shqiptar gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë këtë sezon dhe e bëri me tripletë golash.



