Real Madrid e ka fituar Kupën e Botës për Klube për herë të dytë radhazi, duke mposhtur në finale Gremion.
Në finalen e luajtur në Abu Dhabi, madrilenët kanë fituar me rezultatin minimal 1:0 ndaj skuadrës braziliane duke mbrojtur titullin për të dytin vit.
Golin e vetëm në këtë finale e realizoi Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë me një goditje të mrekullueshme në minutën e 54 të takimit.
Skuadra e Zinedine Zidane ka barazuar Barcelonën si skuadra me më shumë Botërore për Klube të fituar, me 3 trofe. Por ky ka qenë Botërori i katërt për klube i fituar nga Ronaldo dhe i pestë për Realin në vitin 2017, që e mbyll me një tjetër sukses të madh.
Fitorja mund të kishte qenë më e thellë për spanjollët, por portieri i brazilianëve ka arritur të neutralizojë tentativat e Ronaldo me shokë.



