
Ecuria e mrekullueshme e Lautaro Martinezit në sezonin aktual, i ka vënë menjëherë në lëvizje drejtuesit e Interit , të cilët pretendojnë rinovimin e kontratës me argjentinasin.
Për më tepër , interesi i disa ekipeve cilësorë, në njëfarë mënyre e rrezikon qëndrimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe për zikaltërit konsiderohet një prioritet arritja e objektivit.
Me transferimin nga Racing Avellaneda tek Interi në merkaton e 2018-tës , 26 vjeçari me kalimin e kohës u shëndërrua në një ndër lojtarët më të mirë të kësaj skuadre, i pretenduar në çdo merkato nga skuadrat me emër.
Kontrata aktuale përfundon në 2026-tën por objektivi i ish fituesve të Scudettos është zgjatja deri në 2028-tën, e cila sipas ‘ Calciomercatos ‘ do të shoqërohej me një rritje në page , deri në 7 milionë euro në sezon.
Në aktualin , nxënësi i Simone Inzaghit numëron 15 gola dhe 3 asiste në 19 sfida, 117 në total në gjashtë sezonet me finalistët e Champions Leagues.
Nëse i referohemi të kaluarës, Lautaro Martinez i është bashkuar listës se emrave të cilët bënë bujë me Interin si Icardi, Vieri, Nyers, Lorenzi, Mazzola, Boninsenga, Altobelli dhe Meazza.
Në lidhje me titujt , golashënuesi nga Buenos Airesi numëron një Scudetto, dy Kupa dhe dy Superkupa Italie.



