
Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov, thotë se me transferimin e Lewandowski, katalanasit do të fitojnë titullin në Spanjë.
Sipas ish-lojtarit bullgar, Barcelona kishte nevojë për një sulmues si Lewandowski dhe mendon se me polakun do të shpallen kampionë.
Jam shumë i lumtur për transferimin e Lewandowskit. Ai është një golashënues i mrekullueshëm, i cili sjell shumë karakteristika të ndryshme dhe punon shumë fort. Barcelona kishte nevojë për një golashënues dhe tani e ka një të tillë. Me këtë skuadër, Barça do të fitojë La Ligën, këtë do po e them tani.



